Leicester fitoi dje 3-1 me Legian e Varshavës për grupet e Europa League. Në tribuna ka qenë një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët janë përleshur me policinë. Gjithçka ka ndodhur në sektorin mik, me polakët që edhe njëherë tregojnë fytyrë të shëmtuar në transfertë.
Kujtojmë se për Legian në fushë kanë qenë Muçi dhe Çelhaka, ndërsa tifozët janë përleshur me policinë duke dëmtuar disa prej forcave të rendit. Tanimë mbetet në dorë të instancave të UEFA për të marrë vendimet disiplinore, me tifozët polakë të Legias që njihen për aktet e dhunës edhe në duele të tjera.