Ish lojtari i Barcelonës, Malcom vijon të jetë protagonist në Rusi, ku aktivizohet te skuadra e Zenit. Në ndeshjen mes Zenit dhe Sochi (1-1, pjesa e parë), e vlefshme për kampionatin, Malcom ka shënuar një super gol nga jashtë zone. Ai ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon, ku ka shkundur rrjetën 3 herë dhe ka assistuar një herë. Sa i përket Kupës, braziliani ka zhvilluar vetëm një paraqitje. Zenit renditet në vendin e parë në kampionat, e shkëputur plot 14 pikë nga ndjekesi.
Kujtojmë që Malcom u largua nga Barcelona në gusht të vitit 2019. Arsyeja kishte të bëntë me përshtatjen, ku loja e tij ishte krejt ndryshe nga ajo e katalanasve.