Është duke u zhvilluar ndeshja mes Goricas dhe Lokomotivës së Zagrebit në elitën e futbollit kroat. Dueli është vendosur në ekuilibër nga Indrit Tuci, sulmuesi I Kombëatres kuqezi të shpresave. Tuci ka gjetur rrjetën në minutën e 50-të, duke barazuar gjithçka.
Në momentin e festës, Tuci ka bërë simbolin e shqiponjës në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, pikërisht atë të Pavarësisë. Te Gorica, Albi Doka qëndron në stol, teksa miqtë nga Zagrebi kanë në fushë veç Tucit edhe Kallakun me Cokaj e Tahiraj.