Red Vogli është një nga lojtarët e Tiranës në basketboll për meshkuj që u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të një dëmtimi në gju.
Shtatlarti i bardhebluve ka postuar një video në facebook-un e tij ku tregon momente nga një seancë stërvitore duke provuar të shënojë “tri-pikësha”. Në sy bie diçitura e kësaj videoje që ai ka zgjedhur, teksa shkruan: “Më prit se po vi, jo pa ty s’mund të rri”.
Kujtojmë që Vogli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së basketbollit, por gjithashtu duhet theksuar fakti që ai është pjesë e tifo-grupit të Tiranës, “Tirona-Fanatics”.