Një episod i çuditshëm ka ndodhur mbërmjen e djeshme në sfidën mes Catanias dhe Vibonese në Serie C. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 për Catanian, por në minutat e fundit, trajneri vendas, Guiseppe Raffele futet në fushë duke prishur një aksion për skuadrën e Vibonese.
Një prej lojtarëve të Catianas pengohet nga kundërshtari i tij për gjyqtari vijon lojën e në ato momente Raffele futet në fushë duke i hequr topin Rasit që po shkonte drejt portës së Catanaias.
Arbitri i ndeshjes I nxjerr direktë kartonin e kuq trajnerit, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Catanias. Episode të tilla ndodhin rrallë në futbollin europian, por këtë çudia ndodhi në Serie C italiane. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës në Itali ka vendosur ta pezullojë me 4 ndeshje trajnerin Raffele.
https://www.youtube.com/watch?v=g_3QWqdruGE