Chelsea ia ka dalë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Manchester Cityt (2-1). Goli u parë u shënua nga Pulisiç në fundin e pjesës së parë. Baraspesha u vu nga De Bruyne në 55-tën minutë, ndërsa Willian vulosi triumfin e bluve me realizimin në minutën e 78-të.
Në këto kushte, Liverpool shpallet automatikisht kampion në Premier League. Chelsea vijon luftën për Champions League, ku në garë janë shumë ekipe.