Chelsea nuk ia ka dalë që të vijojë serinë e fitoreve, pasi është mundur në Liverpool nga Everton (3-1). “Blutë” e Londrës kanë zhgënjyer në paraqitjen e tyre, duke lëshuar kështu pikët në transfertë. Ka qenë një gol i Richarlison që në të pestën minutë të kalonte të tijtë në avantazh. Pjesa e p[arë është mbyllur në këto shifra, me Lampaed që nuk i ka motivuar të tijtë në dhomat e zhveshjes.
Sërish ka nisur shpejt pjesa e dytë, me Calvert që ka shënuar për epërsinë e dyfishtë të Everon. Goli i Kovaçiç në minutën e 52 nuk i ka shërbyer Chelsea, pasi Calvert do shënonte dopietën e tij dhe të tretin për Everton. Kështu ekipi i Lampard është mposhtur 3-1 në transfertë.