Bernard Berisha është rikthyer të jetë protagonist për skuadrën e tij, Akhmat Grozny. Mesfushori i kombëtares së Kosovës shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Tombov, duke i dhënë një pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.
Ish-lojtari i Skënderbeut të Korçës u aktivizua vetëm në minutën e 54 nga tekniku Rakhimov, po i mjaftuan për të gjetur fundin e rrjetës. Teksa po kronometrohej minuta e parë e shtesës, Berisha mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi.
Krosimi në zonë nuk u largua mira nga mbrojtja, me 27 vjeçarin që besoi deri në fund, duke shënuar fluturimthi. Ky ishte goli i dytë për Berishën, i cili në këtë sezon ka nisur të grumbullojë minuta të rëndësishme për të treguar vlerat e tij.
Nga minuta e 70-të u aktivizua edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili nuk arriti të lë gjurmë
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.