Sapo ka përfunduar sfida mes Watford dhe Brighton. Watford po fitonte deri në minutën e 78-të, kur Mariappa shënon një autogol të pabesueshëm. Gjithçka ndodh gjatë një aksioni kur vendasit me një top në zonë synojnë t’i pasojnë sulmuesit Murrey, por ai që realizon pikërisht si të ishte një i tillë është mbrojtësi i miqve. E çuditshme sesi gabime të tilla mund të ndodhin në një kampionat si Premeir Ligë.
Kjo shkakton habi në stadium, pasi ndërhyrja ishte e panevojshme. Gjithsesi, duket qartë që lojtari nuk e ndal dot shpejtësinë. Pas ndeshjes, Mariappa i ka kërktuar falje tifozëve. Me këto rezultate, Watford renditet në vendin e parafundit ndërsa Brighton në të 15-tën.