Kategoria Superiore e futbollit rezervoi një ndeshje mjaft të luftuar në javën e 13. Kukësi fitoi 2-1 ndaj Bylis, me miqtë që pësuan disfatën e dytë radhazi. Pikërisht për këtë ndeshje ka reaguar klubi mallakastriot, që me anë të një video pretendon për një 11 metërsh të padhënë ndaj tyre. Ka qenë minuta e 44 e pjesës së parë, kur mbrojtësi Obanor I Kukësit e ka ndalur topin me dorë në zonë. Një rast që mund të vendoste për fatet e sfidës, nëse do të fërshëllehej për penallti.
Klubi I Bylis ka bërë publike pamjet, duke akuzuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë gjykimin e sfidës. “Ne themi penallti”, shkruhet në postimin e ballshiotëve, që shohin disfatën e tretë këtë sezon. Në pesë takimet e fundit, Bylis ka siguruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje. Ekipi ka grumbulluar 20 pikë pas 13 javëve, duke qenë vetëm dy pikë larg kryesusve të Partizanit.
Postimi i Bylis:
“Ne themi penallti! (Kukesi-Bylis 2-1) . Ka qene minuta e 44 dhe takimi ishte ne barazim 1-1…..!”