Skënderbeu 1-1 Bylis (Mensah 34′ / Malci 77′)
NDESHJA/ Është mbyllur 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Bylis në Korçë. Ballshiotët kalojnë më tej në Kupën e Shqipërisë, pasi në ndeshjen e parë fituan 1-0. Ndeshja ka qenë e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa kanë qenë vendasit që me Mensah kanë gjetur rrugën e rrjetës në pjesëne parë.
Fraksioni i parë është mbyllur mes polemikash, ndërsa një penallti e akorduar dhe anulluar më pas, ka tensionuar miqtë nga Ballshi. Gjithsesi, pjesa e dytë do të ishte mjaft e bukur, ndërsa një gol i Malçit vendos ndeshjen 1-1. Bylis bëhet ekipi i katërt pas, Tiranës, Teutës dhe Kukësit që shkon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Tanimë pritet e premtja, ditë kur do të hidhet shorti për të vendosur çiftet gjysmëfinale të Kupës.
Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal. Ndeshja e parë 0-1 për ballshiotët
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Gjyqtar: Enea Jorgji
Formacionet:
Skënderbeu: Dajsinani, Dita, Randy, Pëllumbi, Imami, Taipi, Mara, Elezi, Gripshi, Mensah, Bregu Trajner: Ilir Daja
Bylis: Miraka, Goxhaj, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Ujka, Ntepe, Bajramaj, Peposhi, Hadroj Trajner: Veljko Dovedan
Komenti minutë pas minute:
90+5′ Mbyllet 1-1 ndeshja në Korçë
90′ Pesë minuta shtesë
77′ GOOL ! Malçi barazon shifrat në 1-1. Pas 1 minute në fushë, lojtari shënon golin që mund të vendosë kualifikimin
76′ Del Mozzone, hyn Malçi për miqtë
66′ Sërish Miraka, sërish Bregu. Fantastik portieri
63′ Mozzone tenton nga goditja e dënimit, pa rrezik për Dajsinanin
59′ Bregu ka një rast të pastër, Miraka mban në lojë Bylis
57′ Gripshi tenton nga jashtë zone, mrekulli nga Miraka
56′ Faull në mesfushë, lojtarët e Bylis nervozë
51′ Karton i verdhë për Murataj. Kartoni i katërt i verdhë për ballshiotët në këtë ndeshje
46′ Nis pjesa e dytë
45+5′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë
45′ Jorgji akordon 11 metërsh për Bylis, ndërsa e anullon vendimin e tij pas 2 minutash. Nuk dihet nëse Jorgji u konsultua me asistentët. Kaos dhe shtyrje mes lojtarëve, karton i kuq për zëvendëstrajnerin korçar Lici. Tension në fushë
39′ Dejvi Bregu tenton nga jashtë zone, koordinata të gabuara për vlonjatin
34′ GOOL! Mensah shënon për Skënderbeun. Aksion model i Imamit, me sulmuesin që nuk zhgënjen përballë Mirakës
25′ Bregu humbet rastin më të mirë për Skënderbeun
16′ Mensah sulmon për vendasit, mbyll mbrojtja e Bylis
14′ Agresiv korçarët, Taipi merr kartonin e verdhë
11′ Bylis merr frenat e lojës
9′ Randy Dawnfowr merr të verdhë për vendasit
7′ E pabesueshme ç’humbet Peposhi
6′ Skënderbeu e ka nisur ashpër ndeshjen, karton i verdhë për Imamin
4′ Mozzone në vend të të dëmtuarit Bajramaj
2′ Bajramaj pëson një dëmtim, stafi mjekësor në fushë
1′ Nis ndeshja në Korçë, topi i parë shkelmohet nga vendasit