Bylis-Kukësi 1-1
Kategoria Superiore / Java e 22-të
NDESHJA: Kukësi nuk arrin të dal me 3 pikë nga transferta ndaj Bylist në Ballsh. Një sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1 me verilindorët që shënuan të parët në të 30-të me Mustën. Bylis nuk heq dorë nga sulmet dhe shton presionën në portën e Xhikës, por pa gjetur rrjetën. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Kukësit, Mozone brenda zonës gjuan fortë duke mposhtur Xhikën në 94-të. Nuk ka më kohë dhe Jorgji mbyll takimin. Kukësi humbet një mundësi të artë për shkëputje dhe Bylis I bën nder Tiranës. Me këtë barazim, Kukësi shkon në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Bylis 33 pikë në vendin e 4-të.
KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar: Enea Jorgji.
BYLISI: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.
Komenti minutë pas minute
90+4′ Mbyllet ndeshja 1-1.
90+4′ GOL! Bylis barazon me Monzone.
80′ Raste nga të dyja ekipet me Bylisin me kërkues.
70′ Mundësi e mirë për Kukësin, nuk përfiton as Shkurtaj as Abazaj.
53′ Aksion model i Bylisit, e pabesueshme ç’humbet Monzone.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Ballsh.
42′ I pafat Bylis, Monzone gjuan sërish traversën, më pas Guindo nuk përfiton.
40′ Monzone pranë golit, sulmuesi gjuan po ndalet nga Xhika.
37′ Abazaj pronon nga goditja e dënimit, ndal Hidi.
30′ GOL! Zhbllokohet sfida në Ballsh, Musta gjuan nga jashtë zone duke shënuar një supergol.
25′ Bylis pranë golit, Bicaj gjuan me kokë, Limaj në vijë fatale shpëton skuadrën.
20′ Bylis sërish në sulm, Murataj kroson në zonë për Shkallën, por mbrojtë nuk gjuan mirë.
18′ Abazaj provon të befasojë portierin Hidi. Topi nuk gjend kuadratin.
10′ Bylis pranë golit, Guindo ndalet nga traversa.
3′ Bylis mjaft rrezikshëm që në start, ndal Xhika.
1′ Starton sfida në Ballsh, topi i parë shkelmohet nga Bylis.