Rikthimi i Bundesligës ka rikthyer emocionet e futbollit në Evropë, ndërsa sot zhvillohen dy ndeshje të kampionatit gjerman. Koln pret në shtëpi Mainz, me takimin që startoi në orën 15:30.
Një gol i Uth nga pika e bardhë e 11 metërshit, vendos pjesën e parë në avantazh për vendasit. Ndeshja, si çdo duel i djeshëm në Bundesligë zhvillohet pa praninë e spektatorëve, ndërsa përballja ka prodhuar mjaft raste.