“Arena Kombëtare”, pritej të inagurohej gjatë këtij muaj, kur Shqipëria do të luante përballë Islandës. Një gjë e tillë nuk u realizuar dhe kombëtarja shqiptare luajti në “Elbasan Arena” duke fituar me rezultatin e thellë 4-2. Inagurimi përfundimtar i stadiumit të ri është shtyrë për në muajin nëntor, për ndeshjen ndaj Francës.
Me anë të një video të postuar nga “Top-Channel”, janë zbuluar edhe pamjet nga brenda stadiumit të ri, dhomat e zhveshjes, koridori kur ekipet do të zbresin në fushë si dhe parkimet e autobusëve të dy ekipeve. Gjithçka po ecën me ritme të shpejta si pjesa jashtë e staidiumit, por edhe vendosja e barit që tashmë ka nisur.