Mbrëmjen e të mërkurës në Seria A u luajt ndeshaj midis Inter dhe Lazio e cilia përfundoi me rezultatin 1-0 me gol të D’Ambrosio. Një ndeshje në të cilën tre pikët i mori Interi për në fund “fituan” dy portierët e të dyja skuadrava, Handanovic dhe Strakosha. Gardianët ishin në ditën e tyre më të mirë dhe iu mohuan në shumë raste golin sulmuesve kundërshtarë.
Gardiani kuqezi tregoi dhe njëherë veten se e meriton plotësisht vendin e titullarit duke qenë vendimtarë me pritjet e tij. Në Romë filluan ta kritikonin Strakoshën për mënyrën sesi kishte luajtur në ndeshjet e fundit, madje analistët pohuan se portieri nuk kishte patur më zhvillim në paraqitjet e tij.
Portieri i Kombëtares Shqiptare, Strakosha nuk replikoi me analistët në media por priti pikërisht ndeshjen me Inter, në të cilën tregoi se vendin e titullarit e meriton plotësisht tek Lazio. Në pjesën e dytë, Strakosha arrinë të bëj dy pritje fantastike mesfushorëve të Inter dhe u mohoi zikaltërve golin e sigurt. Në fund të ndeshjes portieri I Lazios u vlerësua me notën 6.5 nga analistët, një nga notat më të larta në ekipin e Lazios.