Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes të vlefshme për javën e 16 në Bundesligën gjermane. Në 4 sfidat e zhvilluara janë shënuar gjithësej 16 gola , rezultati më i lartë është shënuar në sfidën Eintracht Frankfurt – Koln, 2-4. Një sfidë tepër interesante ka qenë ajo midis Freiburg dhe Bayern Munich, dy skuadra të cilat kanë qenë afër në renditje vend të 5 dhe 6. Ndeshja midis tyre ishte duke shkuar në barazim derisa në minutën e 92 Zirkzee i Bayern Munich ka shënuar golin e dy-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Gnabry ka shënuar dhe golin e 3-të. Me tre pikët e sotme bavarezët shkojnë në vendin e 3, me 30 pikë, 4 më pak se Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.
Rezultatet:
Borussia Monchengladbach – Paderborn/ 2-0
Eintracht Frankfurt – Koln/ 2-3
SC Freiburg – Bayern Munich/ 1-3
Ëolfsburg – Schalke/ 1-1