Dortmund-Bayern 2-3
Bayern Munchen nuk njeh rivalë në Bundesligën gjermane. Kampionët kanë mundur në transfertë Dormtundin me përmbysje 2-3. Fillimisht ishte Reus që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 45-të, ndërsa 4 minuta më vonë Alaba nga faulli barazon sfidën duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 1-1.
Në fraksionin e dytë ishte Lewandovski që shënoi pas vetëm 3 minutash, ndërsa në të 80-të Sane hipotekoi fitoren e Bayern Munchen. Dortmund provoi të rihapte ndeshje duke ngushtuar shifrat me Haaland, por kampionët e Gjermanisë arritën të ruanin deri në fund rezultatin. Me këtë fitore, Bayern ngjitet në krye te Bundesligës me 18 pikë pas 7 javësh, ndërsa Dortmund 15 pikë.