Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë, duke mposhtur në finale Leipzig, me rezultatin 3-0.
Në fillim ishte Lewandowski, më pas Koman dyfishoi dhe përsëri Lewandowski shënoi të tretin, të cilët kanë hipotekuar triumfin e radhës për bavarezët.
Ky triumf, ishte troefu i dytë për Bayern, pasi pak ditë më parë festuan edhe titullin kampion. Një sezon i mirë i trajnerit Niko Kovaç, i cili në vitin e tij të parë në krye të kampionëve të Gjermanisë fitoi Kupën dhe Bundesligën.