Barcelona mundi 3-1 Valencian, në takimin që vlejti për La Liga. Vendasit e panë veten në disavantazh pas vetëm 5 minutash lojë. Gaja bën gjithçka mirë, duke dërguar topin në rrjetë. Katalanasit do përmbysnin rezultatin, falë edhe një loje spektakolare. Fillimisht do ishte Fati që do “tundtte rrjetën” në minutën e 13-të dhe më pas i zakonshmi Depay në fundin e fraksionit bën detyrën me penallti. Goli i 3-të dhe i sigurisë do vinte nga Coutinho, në fundin e lojës.
Barcleona merr kështu 3 pikë shumë të rëndësishme. Ky triumf i jep frymmëmarjes skuadres dhe trajnerit Koeman, pas një nisje jo ideale të kampionatit spanjoll.
Fati goal vs Valencia pic.twitter.com/f6tfrmv12y
— AR Shoheb (@ShoheBoom) October 17, 2021