Jurgen Klopp është shprehur se stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou”, nuk është një tempull, por është thjesht një stadium.
Nuk ka vonuar përgjigja e Barcelonës, që me një video të postuar në “Twitter” shkruan se “Camp Nou” është tempulli i katalanasve.
“Ky është Camp Nou. Tempulli jonë, fortesa jonë”.
Ndërkohë, sonte në mbrëmje luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Tottenham dhe Ajaksit, kurse nesër mbrëma e gjithë vëmendja do të jetë tek sfida Barcelona-Liverpool.