Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Real Valladolid, duke arritur bërë sonte një “manita”. Messi me shokë dhurojnë skeptakël në Camp Nou. Argjentinasi në pjesën e parë shënoi një gol shumë të bukur, me goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar për të kapur topin.
Me këtë 3 pikësh, Barcelona ngjitet në kuotën e 22 pikëve në La Liga, e ndërsa në vendin e dytë ëshët Granada me 20 pikë, së bashku me Atletico Madrid që renditet në vendin e 3-të.