Shkëndija dhe Shkupi e mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0 takimin e javës së 32-të më Maqedoninë e Veriut. Një ndeshje para fundit të kampionatit, tetovarët kanë siguruar kështu Europën me këtë pikë ndaj kampionëve. Ndeshja dhe mund të ishte fituar nga vendasit, nëse Doriev do i shënonte Artan Iljazit në minutën 97’.
Derbi i shqiptarëve ishte një luftë e vërtetë në fushë dhe jashtë saj. Nuk munguan incidentet mes tifozëve ndaj tifozëve me lojtarët e Shkupit dhe lojtarëve mes tyre. Futbollistët shkupjanë luajtën në një atmosferë aspak mikpritëse. Ndërsa për tifozët e Shkupit “Shvercerat” udhëtimi u ndal gjatë rrugës për shkaqe sigurie.
REZULTATET E JAVËS SË 32-TË:
SHKËNDIJA 0-0 SHKUPI
AKADEMIJA PANDEV 2-1 RABOTNICKI
BREGALNICA 1-0 TIKVES
MAKEDONIJA 1-3 STRUGA
PELISTER 2-1 BOREC
RENOVA 2-0 SKOPJE
RËNDITJA: