Tirana ka publikur në faqen zyrtare të saj një vide të vitit 1994, kur bardhleblutë fitonin trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të 7-të. Një atmosferë spektakolare në stadiumin “Qemal Stafa”, dhe një gol I mbrojtësi Saimir Malko I jepnin trofeun Tiranës ndaj Teutës të cilët në atë sezon fituan titullin kampion.
Një finale që luhej me system vajta-ardhje dhe sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola, ndërsa ajo e kthimit fitohej nga Tirana. Për të arritur deri në finale, bardhlebutë kishin mundur Partizanin dhe ngrinin lartë trofeun e Kupës, që atë u dha nga presidenti i kohës, Sali Berisha. Skuadra drejtohej nga Shkëlqim Muça që në sezonin e tij të parë me Tiranën si trajner arriti të fitonte Kupën.
Pas kësaj, në janar 1995, ekipi fitoi edhe trofeun e tyre të parë të Superkupës së Shqipërisë, duke mposhtur Teutën 1-0 në stadiumin Qemal Stafa. Disa muaj më vonë, ata fituan kampionatin e tyre të 15të duke përfunduar 12 pikë më shumë se njekësi më i afërt, Teuta.