Champions League/ Atalanta – Valencia/ 4-1/
Atalanta ka arritur të marrë një fitore emocionuese në “San Siro” ndaj Valencias. Bluzinjtë fituan ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 në Champions League me rezultatin 4-1, një shifër tepër favorizuese për ndeshjen e ardhshme. Gjimshiti ishte paracaktuar titullar në ndeshjen e sotme, por një dëmtim në nxehmje e ka lënë jashtë fitores së madhe. Atalanta ka arritur të shënoj nga 2 gola për secilën pjesë. Hateboer ka shënuar i pari në minutën e 16, ndërsa Ilicic shënoi dopietë në pjesën e parë. Sapo ka filluar pjesa e dytë ka qenë Freuler ai i cili ka shënuar një tjetër gol të bukur në “San Siro”, ndërsa Hatebouer në të 63′ ka shënuar të 4-tin për Atalantën dhe të 2-tin personal. Valencia ka shënuar golin e nderit në minutën e 66 të takimit me Cheryshev i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje i italianëve.
Në minutën e 16-të të takimit Atalanta ka zhbllokuar rezultatin duke shënuar me anë të Hateboer. Gomez nga e majta futet në zonë dhe harkon topin në shtyllën e dytë aty ku Hateboer e shtyn atë në portën e boshatisur.
Josip Ilicic në minutën e 42 të pjesës së parë ka çuar shifrat në 2-0. Me anë të një supergjuajtje nga jashtë zone, Ilicic e çon topin në trekëndëshin e portierit të Valencias, duke realizuar kështu një gol mjaft të bukur.
Atalanta e ka nisur me gol edhe pjesën e dytë. Në minutën e 57, Freuler sërish me një gjuajtje nga jashtë zone ka shtangur portierin e Valencias duke shënuar kështu golin e tretë.
63′ Hateboar i kalon të gjithë dhe shënon golin e 4-të. Arbitri këshillohet me VAR dhe e quan golin e rregullt.
67′ Denis Cheryshev ngushton diferencën duke shënuar nga jashtë zone. Cheryshev ka goditur mjaftë bukur duke e çuar topin në cepin e djathtë të portierit.
FORMACIONET ZYRTARE:
ATALANTA: Gollini; Toloi, Palomino, CAldara; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic; Ilicic, Gomez.
VALENCIA: Domenech; Ëass, Mangala, Diakhaby, Gayà; Ferran, Parejo, Kondogbia, Soler; Maxi Gomez, Guedes.