Sonte në mbrëmje është luajtur ndeshja mes Napolit dhe Atalantas në “San Paolo”, e vlefshme për javën e 33 të Serie A. Ky takim ka përfunduar me shifrat 1-2. Napoli kaloi në avantazh në pjesën e parë, mirëpo miqtë nuk janë dorëzuar dhe në 45 minutat e dyta kanë shënuar 2 gola, duke përmbysur gjithçka. Hysaj ishte titullar në këtë takim.
Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e 5 me 56 pikë, por aq sa Milani i vendit të 4. Gara për një vend në Champions po bëhet shumë interesante dhe të shohim deri në fund se cila skuadër do të renditet në vendin e 4.