Janë mbyllur 6 sfidat e tjera të Champions League të luajtur ditën e sotme. Edhe nata sotme ka prodhuar disa rezultate surprizë, por edhe shumë gola. Atalanta e Gjimshitit ka ndalur Manchester Cityn duke marrë pikën e parë në Champions League. Leverkusen ka fituar 2-1 ndaj Atletiko Madrid duke ia komplikuar kualifkimin madrilenëve. Dinamo Zagreb është barazuar në minutat shtesës nga 3-1 në 3-3 nga Shahkar Donestk.
Tottenham ka mundur thellë 0-4 Crvena Zvezdën në Beograd me rezultatin 0-4, ndërsa thellë ka fituar edhe Real Madrid me rezultatin 6-0 në “Santiago Bernabeu”. PSG-ja I falet një gol të Icardit për të marr fitoren e 4-të në grup dhe duke siguruar kualifikimin për sfidat me eleminim direkt.