Sapo ka përfunduar ndeshja mes Atalantës dhe Romës, me bergamaskët që fituan 2-1. Fillimisht, kryeqytetasit kaluan në avantazh me anë të Edin Dzeko. Në pjesën e dytë Atalanta përmbysi gjithçka me golat e Palomino dhe Pasaliç, respektivisht në minutën e 50-të dhe 59-të. Synimi për këtë sezon është kapja e zonës Champions, me të dyja skuadrat që ”luftojnë” me nëjra tjetrën.
Në minutën e 50-të pas një goditje këndi, Gjimshiti godet fuqishëm me kokë, dhe është Palomino ai i cili shtyn topin në rrjetë. Ndërsa vetëm 9 minuta më vonë, Pasalic i sapo futur në lojë arrin të shënoj dhe golin e përmbysjes. 2-1 sfida.