Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e derbit Lokomotiva Zagreb-Dinamo Zagreb. Miqtë gjejnë golin e parë të ndeshjes që në minutën e 8-të, ndërsa në 42 Ibrahim barazon ndeshjen.
Pas një assistimi fantastik nga Sherif Kallaku, Ibrahim nuk e ka të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Në këtë ndeshje janë 4 shqiptarë që e kanë nisur takimin si titullar. Çokaj, Kallaku, Tuci dhe Maliqi, ndërsa për Dinamo e Zagrebit aktivizohet Lirim Kastrati.