Mbrëmjen e djeshme është luajtur gjysmëfinalja e dytë e Nations League. Hollanda është përballur me Anglinë. Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 1-1, por gjithçka është vendosur në kohën shtesë, ku tulipanët kanë shënuar edhe 2 gola të tjerë, duke e mbyllur ndeshjen 3-1.
Në këtë sfidë kemi parë edhe një duel mes mbrojtësit të Hollandës, Van Dijk dhe Rahem Sterling, por përsëri anglezi nuk ia ka dalë përballë mbrojtësit gjigant. Në një duel fizik, Van Dijk e ka hedhur në tokë kundërshtarin dhe kjo ndërhyrje është cilësuar si e rregullt nga ana e arbitrit.
Këtë sezon, Van Dijk nuk është dribluar asnjëherë, e ndërsa në finalen e Nations League do të ketë përballë Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Shumë interesante do të jetë kjo përballje dhe mbetet për t’u parë si do të shkojë ky takim.