Barcelona është rikthyer te fitoret pas humbjes nga PSG-ja dhe barazimi me Cadiz. Skuadra katalanase ka mundur pastër 3-0 Elchen në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas. Siparin e golave e hapi Leo Messi në minutën e 48-të të pjesës së dytë pas një asisti fantastik nga Braithwaite.
Pak minuta më vonë është sërish Messi që shënon edhe golin e dytë personal, por edhe për Barcën. Për të vulosur ndeshjen, mendoi Jordi Alba në të 73-të që vulosi fitoren 3-0 të Barcelonës. Me këtë 3 pikësh, skuadra katalanase ngjitet në vendin e 3-të të La Ligas me 50 pikë duke lënë pas Sevillan që ka një ndeshje më pak.