Lille nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Montpellier. Vendasit bëjnë një hap fals duke mos fituar dhe rihapin kështu kampionatin në Francë. Montpellier shënoi golin e parë në minutën e 24-të, ndërsa Lille barazoi në të 85-të duke evituar kështu humbjen.
Me këtë pikë të marrë, Lille kryeson kampionatin me 70 pikë, 4 pikë më shumë se PSG-ja që do të luajë ditën e diel ndaj St Ettien dhe me një fitore diferenca do të ngushtohej me vetëm një pikë. Tashmë kampionati në Francë është më I hapur se kurrë pasi edhe Monaco e Lyon nëse fitojnë ndeshjet e tyre do të afroheshin ndjeshëm me Lille kryesuese.