KUKËSI – LAÇI 0-0
Kukësi: Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Uilliam, Dzaria, Rroca, Rrumbullaku, Çyrbja, Ethemi, Shkurtaj Trajner: Armando Cungu
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi, Xhixha, Berisha, Çokaj Trajner: Besnik Prenga
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Indrit Myrtja
Ndeshja: Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit nuk njeh asnjë fitues. Takimi në Kamëz ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, ku asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të shënojë një gol. Në këtë 90 minutësh, skuadra e Armando Cungut ishte dukshëm favorite, sidomod edhe me afrimet e reja që kanë bërë verilindorët në merkaton e janarit, duke sjellë në skuadër Shkurtajn dhe Rrocën, të cilët ishin në fushë që nga minuta e parë. Ky rezultat i shkon për shtat Partizanit, që tashmë pas fitores së mbrëmshme në Korçë ka shkuar 40 pikë, kurse Kukësi me këtë pikë të marrë ndalet në 35 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90′ Luhet minuta e fundit e kohës së rregullt. Kukësi në kërkim të golit. Arbitri jep 4 minuta shtesë, por nuk sjell asnjë ndryshim. Ndeshja mbaron 0-0.
80′ Jemi 10 minuta nga fundi. Kukësi rrezikon të mos i marrë pikët e plota ndaj Laçit. Skuadra e Besnik Pregës po tregohet shumë e fortë.
- GODITET GJYQTARI ANËSOR, HAMITI NDAL LOJËN
63′ Ende nuk kemi parë asnjë gol deri tani, por anësori është goditur me sende të forta nga tifozët dhe loja është ndërprerë për disa minuta.
47′ Kukësi ka një rast shumë të mirë, thuajse një penallti në lëvizje, por portieri Gentian Selmani tregohet shumë i saktë dhe bën një ndërhyrje fantastike.
46′ Starton pjesa e sytë.
47′ Pas 2 minutave shtesë, mbyllet pjesa e parë.
46′ Xhixha hyn në zonë, por gjuajtja e tij nuk është shumë e mirë dhe Kukësi shmang rrezikun.
35′ Kukësi qarkullon, por Laçi ka treguar më shumë dëshirë për golin. Redon Xhixha ka patur rastin më të mirë të pjesës së parë për ta dërguar topin në rrjetë, por Frashëri ka reaguar shumë mirë.
28′ Korrne për Kukësin. Verilindorët shtyjnë përpara.
26′ Laçi kishte mundësi të mirë, por anësori akordon pozicion jashtë loje, që në fakt nuk ishte.
23 ‘Valon Et’hemi rrëzohet në zonë, por nuk ka asgjë sipas arbitrit kryesor Eldorian Hamiti.
20′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat kundërshtare. Skuadrat nuk janë “zgjatur” ende.
10′- Ndeshja është e qetë. Dy skuadrat luajnë në mesfushë duke studiuar njëra-tjetrën.
1’- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.