Napoli ka arritur të fitoi ndaj Cagliarit në transfertë me rezultatin 0-1. Një ndeshje tepër e vështirë e cila u luftua deri në minutën e fundit, por ekipi i Gattusos ia doli të administrojë rezultatin. Me tre pikët e fituara ditën e sotme, Napoli shkon në kuotën e 33 pikëve dhe renditen të 8-tët në Seria A.
Goli i fitores u realizua nga Mertens në minutën e 66 pas një gjuajtje spektakolare nga brenda zone. Protagonist në golin e shënuar ishte dhe mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj, i cili dha asistin për Mertens. Mbrojtësi jonë i kombëtares bëri një paraqitje të mirë ditën e sotme edhe pse nuk luante në krahun e tij natyral. Ndeshja e radhës për Napolin do të jetë po në transfertë ndaj Breshias së vendit të parafundit.