Jasir Asani ka debutuar me fitore në kampionatin hungarez. Skuadra e tij, Kisvarda ka fituar në transfertë 1-2 ndaj Ferencarosit të Myrto Uzunit duke i shkaktuar humbjen që në javën e parë kampioëve në fuqi të Hungarisë.
Asani dhe Uzuni e nisën nga stol këtë ndeshje, ndërsa titullar ishte vetëm mbrojtësi Prenga. Sulmuesi beratas u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Asani në minutën e 70-të dhe luajti për më shumë se 20 minuta në fushë duke bërë një paraqitje të mirë. Një nisje e mirë për Kisvardën që mposhtë ekipin favort për titullin kampion në shtëpinë e tyre.