Ditën e sotme Arsenali ka luajtur në shtëpi ndeshjen e javës së 37 të Premier League ndaj Brightonit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1. Skuadra e drejtuarn ga Unai Emery, ndodhet në kuotën e 67 pikëve dhe renditet në vendin e 5-të, duke mos arritur kështu t’i afrohet Tottenhamit që është në vendin e 4.
Me shumë mundësi Arsenal mund të mos kualifikohet për në Champions këtë sezon matematikisht nga kampionati, e ndërsa shpresat tashmë kanë mbetur tek Europa League, që nëse arrijnë ta fitojnë trofeun, atëherë kualifikohen automatikisht për në Champions.