Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi stadiumin e ri, në shoqërinë e presidentit Duka, si dhe të gjithë organikës së ekipit Kombëtar, me të cilit shkëmbeu disa biseda të vogla. Gjatë një bisede midis Ramës dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha, ky I fundit shprehet se në këtë stadium do të luaj me Laçin, ça Tirone, raporton newsport.al.
Ndërkohë presidenti Duka, nuk e ka lënë pa e përmendur rezultatin negative me Andorrën në “Elbasan Arena”, 2-2.
Biseda:
Alban Hoxha: Urime për stadiumin.
Rama: Urime për stadiumin mua? Urime për stadiumin ju që të ecni përpara.
Alban Hoxha: Ja ta provojmë.
Ndërhynë Duka: Këtyre urime për ndeshjen e Andorrës.
Drejtuar Hoxhës: “Ky po pret të luaj ndeshjen e parë Tirona-Partizani këtu”.
Alban Hoxha: Unë do luaj dhe me Laçin këtu, ça Tirone.