Mungesa e yjeve të Brazilit, Neymar, Marcelo, Firmino dhe Dani Alves është ndjerë shumë në takimin e sotëm ndaj Argjentinës.
Vetëm pak minuta lojë u ka mjaftuar lojtarëve të Argjentinës për të zjellë rrezik përpara portës brazilianr, por pa mundur të finalizohet.
Vetëm në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ka qenë mbrojtësi Mercado ai që i ka dhuruar avantazhin “Albiceleste”-s.
Reagimi i brazilianëve ka ardhur në minutën e 63-të. Gabriel Jesus ka goditur në mënyrë të pabesueshme shtyllën, teksa kishte arritur të dilte me portën e boshatisur. Topi ka përfunduar në këmbët e Willian, i cili ka goditur menjëherë, por edhe gjuajtja e tij është ndalur nga shtylla.
Në fundin e takimit ka pasur momente shqetësimi për Jesus, i cili ka pësuar një dëmtim që e ka detyruar të lërë fushën e lojës, me Taison që ka marrë vendin e tij.
Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, me Argjentinën që ka fituar “Superklasiken” e futbollit. Një fitore që i mungonte bardhekakltërve prej pesë vitesh.
Kështu, brazilianët janë kthyer të humbasin një ndeshje pas pothuajse një viti.