Lushnja – Apolonia 1-2
Lushnja: Haremi, Mone, Nako, Musaku, Ruço, Magani, Sulkja, Gava, Branica, Taullahu, Pepa
Apolonia: Harizaj, Sota, Duda, Omeri, Zoga, Andoni, Kumani, Mehmeti, Mihana, Gjata, Ymeraj
Arbitër: Eldorian Hamiti
Ndeshja: Një sfidë që vlen më shumë për Apoloninë e cila arrin të sigurojë ngjitjen në Superiore. Fierakët s’e diskutojnë në asnjë moment fitoren duke “firmosur” në këtë mënyrë mbërritjen mes të mirëve. Lushnjarët mund të kishin rihapur kampionatin, por golat e Gjatës dhe Mihanës e “asgjësojnë” realizimin e Brunild Pepës.
Komenti minute pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
75′- Lushnja ngushton shifrat. Brunild Pepa rihap takimin pasi realizon bukur me kokë golin e parë për vendasit.
64′- Apolonia realizon golin e dytë me Mihanën, i cili kishte premtuar se do të shënonte.
56′ – Zoga mund të kishte shënuar të dytin. Por kërkon ta çojë topin me elegancë në portë.
54′- Lushnja pranë golit. Branica ka një rast të mirë, por nuk arrin të realizojë.
51′- Endri Magani lë fushën e lojës i dëmtuar.
45′- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.
39′- Rast i mirë për Lushnjen. Pepa godet bukur, por në të njëjtën mënyrë i përgjigjet edhe portieri Harizaj.
25′- Apolonia kalon në avantazh. Mario Gjata zhbllokon rezultatin duke shtangur vendasit përmes nje goditje me kokë.
10′- Zoga provon nga distanca, por portieri vendas është i mirë-pozicionuar.
1′- Starton ndeshja me 30 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës. Topi i parë shkelmohet nga miqtë.