Devolli – Apolonia 1-2
Ndeshja: Një sfidë mjaft e luftuar nga të dy ekipet, por në fund janë fierakët ata që dalin me 3 pikë nga fusha e Bilishtit. Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi merr një fitore me mjaft vlera, që tashmë ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë duke parakaluar Devollin me një pikë më pak.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
84′- Traversa ndal Apoloninë nga shënimi i golit të tretë.
66′- Devolli shkurton diferencën me Damotën.
57′- Devolli pranë golit, por sfera përfundon jashtë.
45′- 1 minutë shtesë, rezultati mbetet i njëjtë.
43′- Apolonia shënon golin e dytë. Mario Gjata arrin të dyfishojë shifrat, teksa shfrytezon mirë një top të ardhur nga anësorja.
33′- Devolli pranë golit, por e pabesueshme se ç’humb Rapo.
22′- Miqtë janë më këmbëngulës. Artan Mërgjyshi e ka rreshtuar mirë ekipin e tij në fushë.
12′- Goditje dënimi për vendasit, por largon mirë mbrojtja fierake.
2′- Goditje këndi për miqtë. Taulant Hysenshahaj kalon Apoloninë në avantazh.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit