New York Cosmos ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Michigan Stars, falë këmbëve të Ansi Agollit. Mbrojtësi kryeqytetas ishte protagonist në triumfin e ekipit të tij pasi asistoi dy herë për shokun e skuadrës, Acuna. Sulmuesi i New York Cosmos nuk gaboi përballë me portierin mik duke marrë në këtë mënyrë 3 pikët e radhës.
Për 90 minuta ish-kapiteni i Kombëtares shkëlqeu me ekipin amerikan. Edhe pse niveli s’është shumë i lartë, 36-vjeçari vijon të jetë në formë duke shkëlqyer ndeshje pas ndeshje me skuadrën e tij.
https://mycujoo.tv/video/new-york-cosmos-b?id=75573&shareSource=SV_LK