Është luajtur ditën e sotme, sfida e Kategorisë së Dytë, Shkumbini-Tërbuni e mbyllur në barazim pa gola 0-0. Një ndeshje e cila mund të ishte mbyllur me fitoren e skuadrës mike pasi gjyqtarët i kanë anulluar dy gola.
Në një moment gjatë ndeshjes, Tërbuni niset në kundërsulm, por gjyqtari anësor edhe pse ndodhet pranë aksionit e jep pozicion jashtë loje dhe loja ndalet nga arbitr kryesor.
Nga pamjet duket qartë që lojtari i Tërbunit është në pozicion të rregullt dhe ky aksion mund të kthehej në gol. Gabimet amatoreske të gjyqtarëve në Kategorinë e Parë dhe të dytë duket se nuk kanë fund në futbollin shqiptar.