Nuk ka mbajtur asnjë sekret. Fatmir Hysenbelliu, dikur futbollist, ka futur kamerat në shtëpinë e vet, për të treguar hapësirën prej 20 milionë dollarësh, në të cilën jeton vetëm.
Përtej luksit të shfrenuar, si në përralla, një tjetër detaj të bie në sy në gjithë shtëpinë. Dhomën e gjumit, setin e filxhanëve të çajit dhe kafeve të mëngjesit, Hysenbelliu Junior e ka me stemën e Juventusit, ekipin e tij të zemrës.
Për të hyrë në dhomën e tij të gjumit ka një korridor ku janë varur bluzat origjinale të Ronaldinhos, Pogba, Dybala, Beckham të dedikuara për Fatmir Hysenbelliun.
Por edhe rrobat e boksierit Majk Tayson, doreza e tij origjinale të boksit, dedikuar për djalin e manjatit shqiptar të medias. Eh, shihni këtë shtëpinë e Fatmir Hysenbelliut, luksin e shfrenuar të ish-futbollistit dhe pastaj…kthehuni në realitet.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.