Kepa u afrua para pak sezonesh te Chelsea nga Athletic Bilbao. Plot 80 milion euro pagoi Abramovic në arkat e baskëve, me vlerën e lojtarit që tanimë nuk shkon më shumë se 15 milion euro.
Spanjolli edhe sot tregoi se nuk është në formë, megjithëse Frank Lampard është në fijë të perit për stolin e bluve. Në ndeshjen e fituar 3-1 me Luton në Kupën e Anglisë, Keppa ka bërë gafën e radhës në të 30 minutë, në golin e shënuar nga Clark. Keppa nuk ndali dot një top të lehtë, duke u befasuar në katërkënësh.