Kanë përfunduar dy sfidat e pasdites në Champions League. Zenit ka mundur francezët e Lion në Rusi me rezultatin 2-0. Një fitore e rëndësishme që e ngjit Zenitin në vendin e dytë në grup me 7 pikë. Golat për rusët i shënuan Dzyuba në pjesën e parë dhe Ozdoev në fund të të dytës.
Nga ana tjetër është mbyllur në barazim sfida e rëndësishme midis Valencia dhe Chelsea me rezultatin 2-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, me golat e Soler dhe Kovacic, ndërsa në të dytën Chelsea kaloi në avantazh me Pulisic, por Valencia barazon gjithçka me Vass në minutën e 82. Ndërkohë klubi spanjoll ka humbur dhe një penallti në minutën e 65.
Valencia – Chelsea 2-2
Zenit – Lion 2-0