Është mbyllur me rezultatin 3-2 derbi i kryeqytetit, Lazio-Roma. Një ndeshje spektakolare që prodhoi 5 gola, por edhe shumë polemika që në një ndeshje të tillë janë gjithmonë prezente.
Lazio shënoi dy gola të shpejtë me Milikovic-Savic dhe Pedro, por te Roma kishte pretendime për një faull të Hysajt ndaj Zanioli. Roma nuk u dorëzua dhe rihapi ndeshjen që në pjesën e parë. Në fraksion e dytë, Lazio gjeti edhe golin e 3-të me Felipe Anderson, ndërsa 6 minuta më vonë Roma fitoi penallti.
Zaniolo pengohet brenda zonës, por nga pamjet dukej qartë që nuk kishte kontakt e kjo irritoi jo pak Lazion, por që arritën të ruanin deri në fund rezultatin. Sarri arriti të mposht kështu Mournhon që I shkakton disfatën e parë në derbi. Lazio shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Roma në vendin e 4-të me 12 pikë.