Everton-Tottenham ishte sfida e javës së 32-të të Premier League. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme u mbyll në barazim 2-2. Kane hapi siparin e golave duke shënuar në minutën e 27-të, por 4 minuta më vonë Sigurdson barazoi me penallti. Në fraksionin e dytë ishte sërish Sigurdson që shënoi golin e dytë për Everton, ndërsa Tottenham u kundërpërgjigj sërish me Kane.
Me këtë gol të shënuar u mbyll edhe i gjithë takimi me ekipet që ndan nga një pikë. Me këtë pikë të marrë, Tottenham ndodhet në vendin e 7-të me 50 pikë, ndërsa Everton me një pikë më pak në vendin e 8-të, por që ka edhe një ndeshje për të luajtur.