Lazio është duke luajtur miqësoren e radhës para fillimit të sezonit të ri. Skuadra kryeqytetase është duke u përballur me Triestinan dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e pastër 4-0 për Lazion. Sarri ka hedhur në fushë nga minuta e parë, Strakoshën, Hysajn dhe Muriqin që e kanë nisur këtë ndeshje miqësore si titullarë.
Lazio shënoi që në minutën e 3-të me Luis Albertonm, ndërsa në minutën e 21-të ishte Vedat Muriqi që shënoi golin e dytë. Sulmuesi i Kosovës vazhdon të bëjë paraqitje të mirë në këto ndeshje miqësore duke shënuar edhe gola. Goli i 3 u shënua nga mesfushori serb Milinkovic-Savic ndërsa i 4-ë nga Radu.