Kampionati në brazil është mbyllur ditën e sotme. Flamengo fitoi titullin për të dytin vit radhazi edhe pse u mposhtën 2-1 nga Sao Paolo. Një humbje që nuk i shkatoi probleme, pasi nga ana tjetër rivali direkt Internacionali u ndal në barazim 0-0 ndaj Corinthians.
Një ndeshje dramatike pasi nuk munguan as polemikat. Internacionalit i anullohen 3 gola, një në pjesën e parë, një në 91-të dhe një tjetër në minutën e 97-të me VAR. Gjithashtu skuadrës vendase edhe pse me VAR i mohet një penallti e pastër nga gjytari. Lojtarët e Internacional shpërthejnë në protesta ndaj arbitrit, por në fund nuk vlejti pasi Flamengo festoi duke fituar titullin.