Përfunduan dy takimet e para të fazës çerekfinale të Champions League. Tottenham arriti të mposhtte minimalisht kampionët në fuqi të Anglisë Manchester City. Kryesfida e mbrëmjes së sotme pati emocione të çmendura nga minuta e parë deri në fund. “Qytetarët” e paguan shtrenjtë penalltinë e humbur nga sulmuesi i tyre Aguero dhe në minutën e 78-ë Tottenham vendosi sfidën me golin e Son. Kualifikimi për në gjysmëfinale nuk është zgjidhur përfundimisht dhe takimi i kthimit në “Etihad Stadium” do të vulosë gjysmëfinalistin e edicionit 2018/2019 të Champions League. Por, “Spurs”-at janë në ankth, pasi ylli i tyre Harry Kane la fushën i dëmtuar në minutën e 58-ë.
Liverpooli duket se e ka mbyllur llogaritë për të prerë biletën në gjysmëfinale teksa u mjaftua me golat e Keita dhe Firmino në pjesën e parë.
Takimet e kthimit do të luhen të mërkurën e ardhshme.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.