Chelsea 2-1 Tottenham
Është mbyllur sfida e javës së 27 në Premier Ligën angleze. Chelsea ia ka dalë të fitojë 2-1 ndaj Tottenham të Mourinhos, që janë ngushëlluar në sekondat e fundit me një autogol. Ndeshja ka nisur mirë për vendasit, që në “Stamford Bridge” kanë shënuar qysh në të 15 minutë me Giroud.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, teksa e dyta do të niste me një gol të Marcos Alonso për dyfishimin e të besuarve të Lampard. Një gol I Rudiger në portën e tij në minutën e fundit, do të bënte që sfida të mbyllej 2-1. Me këtë rezultat, Chelsea ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, duke thelluar diferencën me ekipin e Mourinhos që mban vendin e pestë me 40 pikë.
Formacionet:
Chelsea : Caballero, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Barkley, Mount, Giroud
Tottenham: Lloris, Sanchez, Alderëeireld, Vertonghen, Tanganga, Ndombele, Ëinks, Lo Celso, Davies, Lucas Moura, Bergëijn
Video: